Rikthimi i basteve sportive/ Deputetja e PD-së: Koha tregoi se Rama nuk ka axhendë interesin publik! Pas ceremonisë në nder të Luiza Gegës, fshihej ky projekt

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar për diskutimet që kryeministri Edi Rama të zhvillojë me aktorët e sportit në vend për rikthimin e basteve.

Me anë të një postimi në Facebook, Çupi thotë se koha po tregon se kryeministri nuk ka axhendë interesin publik, por po vepron si pjesë e lojës së madhe të basteve sportive.

Panorama Sport publikoi sot një artikull për takimin që Rama do të zhvillojë me përfaqësues të instancave të sportit, ku në diskutime do të përfshihet edhe Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit dhe Sporteve.

Postimi i Dhurata Çupit:

Dy ditë më parë paralajmërova se pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega po fshihej projekti për rikthimin e basteve sportive.

Nesër kryeministri zhvillon takimin e parë publik për këtë çështje pa u bërë akoma 4 vjet nga ndalimi me ligj i basteve sportive.  Koha po tregon se kryeministri i vendit nuk ka në axhendë interesin publik.

Edi Rama vepron si pjesë e lojës së madhe multimiliardere të basteve sportive, jo si kryeministër. Së shpejti do të shohim shkërrmoqjen finale të premtimit të tij madhor për mbylljen me ligj të basteve sportive, përfshirë edhe ato dixhitale.

Zjarr Tv Ad