Rikthimi i Metës si kryetar i partisë së Lirisë/ Boçi: Mirëpresim ndryshimet e ndodhura, sjellin bashkëpunim në Frontin Opozitar

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së,Luçiano Boçi kadhënë një intervistë për Fax News ku ka folur mbi bashkëpunimin e frontit opozitar, pas rikthimit të Metës në politikën aktive. I pyetur mbi ndryshimin e emrit të LSI-së, në “Partinë e Liris”, Boçi tha se e mirëpriste ndryshimin sepse sillte edhe risi të reja. Ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë garë mes partive për të qenë të parat në frontin opozitar, pasi vendi i PD-së, pranohej nga të gjithë.

“Ndryshimet e bëra janë fleksibilitete të natyrshme që sjellin risinë në bashkëpunim me Frontin opoazitar. Unë e mirëpres ndryshimin jo thjesht të emrit, por edhe të qasjes ndaj qytetarëve mbi zhvillimet e reja që kanë ndodhur. Kur flitet për bashkim partish brenda një fronti, rëndësia dhe forca e PD është e ditur tashmë edhe e pranuar. Por kjo nuk ndikon në të qenurit i barabartë në betejën që ne zhvillojmë në raport me qeverinë. Të gjitha partitë kanë specifikat dhe rolin e tyre brenda frontit opozitar.

Unë e pranoj projektin e zotit Meta, që nuk ka garë kush është i pari dhe i dyti. Duam apo nuk duam ne PD për shkak të mënyrës sesi organizohet, ka rolin e saj të gjithëpranuar. Kjo forcë e saj nuk ndikon në dobësimin e partive të tjera. Një autonomi e tillë, thjesht na ndihmon që fronti opozitar të jetë në harmoni të plotë dhe të jetë më i bashkuar”– u shpreh Boçi.

Zjarr Tv Ad