“Rilindja vazhdon të shtojë pagat për inceneratorët”- Meta: Popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin! Prioritet i kësaj qeverie është krimi jo arsimi

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kjo qeveri vazhdon të shtojë pagat për inceneratorët, por edhe për koncesione të tjera korruptive.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së ironizon duke thënë se “Rilinjda” e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e pedagogëve sepse ka si prioritet krimin dhe jo arsimin.

Meta gjithashtu thekson se Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre.

“Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive.

Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.

Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi”, shkruan Ilir Meta.

Ish-kreu i shtetit i referohet lajmit per projektbuxhetin e vitit 2023, i cili parashikon gati 14 miliardë lekë (120 milionë euro) pagesa për koncesionet/PPP aktive me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Në krahasim me një vit më parë, kjo shumë është rritur me 4%.

Zjarr Tv Ad