Rinisin protestat / Rama sot do të shikojë fytyrën e vërtetë të studentëve

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas festave të fundvitit, studentët do tu rikthehen këtë të hënë protestave.

Të dielën në mbrëmje studentët u mblodhën në Qytetin Studenti për të riorganizuar qëndrimin e tyre..

Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, jo me Vendim të Këshillit të Ministrave, por me votë në parlament.

Edhe në Korçë, studentët e Universitetit “Fan Noli” , kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor.

Studentët duket se janë të vendosur për të vijuar protestën, në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

“Nuk do t’u kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht.

Ka përpjekje për të përçarë protestën dhe blerë studentët, por shumica e tyre janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha Universitetet”, shprehen disa prej studentëve të Korçës.

Studentët mbeten të vendosur për bojkot 100% të auditoreve ditën e sotme.

Teksa ka nisur grumbullimi i tyre, studentët tek Politekniku në një prononcim u shprehën se veç Tiranës do të ketë protestë dhe në rrethe.

Ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Fakulteteve përkatëse

Që në orët e para të mëngjesit, studentët kanë kyçur portat për të mos lejuar zhvillimin e mësimit me dry, por edhe me gozhda.

Nga Fakulteti i Politeknikut raportohet se një pjesë e studentëve kanë nisur mësimin.

Asnjë tërheqje nga 9 kërkesat

Këtë të hënë (7 janar 2019) studentët do t`i lënë serish bosh auditorët dhe do t`i rikthehen protestës.

Ata paralajmërojnë një tubim masiv para Kryeministrisë me mbështetje të studentëve të rretheve dhe qytetarëve.

Nuk kanë hequr dorë nga 9 kërkesat ndërsa thonë se ato mund të shtohen pasi çdo fakultet do të përpilojnë në vijim një liste me problematikat për të cilat do të kërkojnë zgjidhje nga qeveria.

Organizimi do të jetë i njëjtë do të nisë nga fakultetet në orën 8 dhe në orën 10 do të marshohet drejt kryeministrisë.

Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza, por nuk pranojnë të zbulojnë detaje.

Sa i përket paktit me universitetin, lançuar nga kryeministri, studentët nuk shprehen të kënaqur dhe thonë se nuk është zgjidhur asnjë prej kërkesave.

Protesta nuk do të ketë një afat, studentët shprehen se ajo do të përfundojë në momentin që kërkesat të marrin zgjidhje, po ashtu nuk përjashtojnë mundësi për përshkallëzim.

Zjarr Tv Ad