Roland Bejko flet për situatën brenda opozitës: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund të pengohet kandidimi i ish-kryedemokratit, Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme për kreun e kësaj force politike, që do të zhvillohen më 29 korrik.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se Partia Demokratike ka rregulla dhe statut, që duhen respektuar nga deputetët, por edhe anëtarët e partisë. Sipas tij, ata që duan ta ndalojnë Bashën, duhet të hyjnë në garë dhe ta mundin me votë.

“Jo, nuk është i realizueshëm sepse partia ka rregulla, ka një statut. Statuti e ka të përcaktuar qartë, Këshillin Kombëtar e thërret kryetari i partisë, Kryesia ose 1/4 e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Dy ditë më parë u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe aty ishte shumica e anëtarëve, kështu që është e pamundur. Kushdo tjetër, grup deputetësh apo anëtarë të thjeshtë duhet të repsektojnë statutin që të quhet një Këshill Kombëtar legjitim. Nuk do të marrë vulën, do të marrë të drejtën për të qenë në garë.

Sot për këtë po mblidhet Kryesia, që në orën 20:00, dy personat që kanë shprehur dëshirën e tij për të kandiduar në garën për kryetar të PD-së, do të bëhet verifikimi i tyre dhe do të marrin të drejtën për të qenë në garë.

Ne duhet të vrasim mendjen tani se si të ndërtojmë një formulë për të penguar kthimin e zotit Basha në krye të PD-së, nuk është demokratike, nuk mund të funksionojë. Nëse duan ta ndalojnë zotin Basha për të kandiduar ka vetëm një mënyrë, të futen në garë dhe ta mundin”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad