Roland Bejko: Me një “non grata” PD nuk do të vijë në pushtet

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me një kryetar të shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike nuk do të vinte dot në pushtet. Ish-anëtari i Kryesisë Roland Bejko tha se nëse Sali Berisha vihet në krye të partisë pushteti është shumë larg.

“Pushteti është shumë më larg me Berishën, me Bashën pushteti qe më i afërt, pavarësisht se ka problem shumë është apatik dhe nuk i çon të gjitha deri në fund, kishte probleme me komunikimin me bashkëpunëtorët e vet, krijoi kundërshtarë, je i destinuar të rrëzohesh. U mblodhën me njëri-tjetrin krijuan Foltoren dhe e rrëzuan Bashën”, tha Bejko.

Bejko tha se sali Berisha u rikthye në lojën politike nga mbështetja që i dha Ilir Meta. Ai thekson se koalicioni me LSI-në në zgjedhjet e 6 marsit, ishte asi nën mëngë i Ilir Metës, për ta rikthyer Berishën në lojë.

“I thotë Bashës që është deputet, e ka bërë me Fatos Nanon, kjo ishte loja kështu e ka politika e ka bërë me Ilir Metën, që i ka thënë kë vjedhur florinj shqiptare, e ka akuzuar për tregti droge, për një vrasje në Tropojë dhe në fund janë përqafuar. Meta e futi prapë në lojë Berishën. Pjesë e lojës për ta kthyer në krye, për ti dhënë një as tjetër, e nxori asin nën mëngë. I hodhi një kamerdare shpëtimi, jo vetëm që e shpëtoi, por ndryshoi edhe fatin  e politikës shqiptare”, tha Bejko

Dorëheqja e Lulzim Bashës, sipas Bejkos nuk ka ardhur si pasojë e disfatës që ai pësoi më 6 mars, por për shkak të konflikteve që lindën brenda Partisë Demokratike, ku edhe më të besuarit e tij i dolën kundër.

“Dorëheqja erdhi si përfundimi i një cikli konfliktesh brenda PD-së më shumë sesa prej rezultatit më 6 mars. PD është në një gjendje lock doën politik për shkak të sherrit të brendshëm.(…) Basha me paaftësinë për të menaxhuar situatën i krijoi të gjitha hapësirat Berishës që të merrte partinë”, vijoi ai.

Zjarr Tv Ad