Roma “asfalton” Fiorentinën, konfirmohet forcë e katërt në Seria A

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roma i ka bërë një mbyllje spektakolare vitit 2019.

Kryeqytetasit mposhtën me “poker” golash Fiorentinën në transfertë, duke forcuar pozitat e tyre në vendin e katërt. Golat e Dzeko e Kolarov brenda dy minutash i dhanë një goditje të fortë shpresave të “vjollcëve” për pikë.
Megjithatë, i këtij mendimi nuk ishte Badelj, i cili në minutën e 34 ngushtoi shifrat. Gjithsesi, rrjetat e Pellegrini e Zaniolo në fraksionin e dytë të lojës konfirmon dominimin e verdhekuqve në “Artemio Franchi”.

Kjo ishte humbja e 5 në gjashtë ndeshjet e fundit për Fiorentinës, me teknikun, Vincenso Montela që shikon të lëkundet fort pankina dhe largimi mbetet ide konkrete.
Pas 17 javëve të para, Roma mbetet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Fiorentina qëndron në të 14 me 17 pikë.

Zjarr Tv Ad