Video-mesazhi i gjigantit spanjoll për Krishtlindje bëhet viral

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mësojini atij një mënyrë tjetër për të kuptuar jetën! Ky është slogani i përdorur nga klubi spanjoll, Atletico Madrid në video-urimin për festën e Krishtlindjes.

Protagonisti është një person i moshuar i cili, gjatë darkës, ndërpritet nga një telefonatë që njofton lindjen e nipit të tij. Gjyshi bën rrugën e tij për në spital, duke kapërcyer të gjitha fatkeqësitë që i dalin para, nga qeni që leh tek miqtë e tij, që pavarësisht se e shikon në rrugë e lë në tokë.
Megjithatë, kjo i jep forcë të moshuarit, i cili udhëton me autobusin e mbushur plot me njërëz dhe në rrugët e zhurmshme të qytetit për të takuar pasardhësin e tij.

Përfundimisht zotëria mbërrin në spital dhe futet në dhomën ku i porsalinduri është prezent para gjyshërve të tjerë, të cilët kishin mbërritur të qetë me taksi. Videoja përfundon me gjyshin që përkëdhel fëmijën dhe i tregon të tjerëve se ai do të jetë një tifoz i Atletico Madrid.

Një metaforë për shpirtin e klubit, i cili çdo vit, me ide dhe pasion, përballet me dy fuqi të futbollit botëror si Barcelona dhe Real Madrid, të cilët kanë burime të tjera për të qëndruar në nivele të larta. Fryma e “Los Colchoneros” mishëruar në gjyshin gjallë, i cili vrapon për t’i përcjellë nipit pasionin e tij për Atletico Madrid.

 

Zjarr Tv Ad