Ronaldo mund të rikthehet në Seria A, ja klubi me të cilin mund të firmos

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo është vënë prej kohësh në qëndër të vëmendjes përsa i përket merkatos së verës. E ardhmja e portugezit sezonin qe vjen me shume mundësi do të jetë largë Manchester United.

Sulmuesi i ka komunikuar klubit anglez dëshirën e tij për ta vazhduar karrierën diku tjetër. Menaxheri i futbollistit po përpiqet të gjej një destinacion për Ronaldon i cili ka patur oferta të shumta nga klube të ndryshme brenda dhe jashtë Europës.

Megjithatë raportimet e fundit bëjnë me dije se destinacioni i CR7 mund të jetë skuadra e Napolit në Serinë A.

Gjithcka lidhet me transferimin e Lewandowskit tek Barcelona, ky transferim mund të shtyj transferimin e Osimen tek Bayern.

Skuadra gjermane e pëlqen sulmuesin dhe mund të ofroj 80-90 milion euro. Para të cilat Napoli mund ti investoj tek Ronaldo i cili nga ana e tj do ta mirëpriste një rikthim në kampionatin Italian.

Zjarr Tv Ad