Rrëfimi i dy vajzave afgane të strehuara në Shëngjin: U arsimuam për t’i shërbyer atdheut…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar dy rrëfime të dy prej vajzave afgane, Hamosa dhe Nigbaht që tashmë janë strehuar në Shëngjiin.

Ata rrëfejnë tmerrin e kaluar, ëndërrat që kishin dhe fillimi i jetës së re, teksa shprehen mirënjohëse për pritjen e tyre në Shqipëri.

“Ishte gjëja më e vështirë që mund të bëja në 20 vitet e jetës time. Pasi të largohesh nga vendi ynë nuk ishte asnjëherë alternativë për ne nuk ishte zgjidhje dhe se kishim menduar kurrë që vendi ynë dhe gjërat që kishim bërë atje që e bëmë në të mirë për t’u arsimuar. Për t’i shërbyer vendit tone, por gjithçka u shkatërruar brenda natës. Kështu jam shumë mirënjohëse Shqipërisë se na priti me dashuri dhe me respekt”.

A besoni për premtimin e regjimit të ri në Afganistan që do të lejojë shkollimin e vajzave?

“Nuk është një vendim që mund ta marrë tani. Se po thonë një gjë të ndryshme në publik dhe një gjë ndryshe po bëjnë në Afgansitan. Vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e 6 sipas regjimit të tyre. Ata kanë frikë nga dija e njerëzve. Pasi ata e dinë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë”.

Zjarr Tv Ad