“Rrëmbimi i ujësjellësve nga qeveria, varrosje dhe poshtërim i pushtetit lokal”- Vasili: Reforma territorialë u shkel me këmbë! Rama i vuri vulën hajdutërisë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me shkrirjen e ujësjellësve, që ai e quan si rrëmbim nga ana e qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan qeveria po poshtëron dhe po varros pushtetin lokal dhe po e trajton atë si leckë këpucësh. Sipas Vasilit, pas kaq vitesh ne pushtet Rama dështoi dhe i vuri vulen hajdutërisë ne çdo nivel.

Reagimi i plotë i Vasilit

Rrëmbimi i ujësjellësve nga qeveria, varrosje dhe poshtërim i pushtetit lokal! Qeveria i rremben Pushtetit Lokal ujesjellsat dhe i perqendron ne duart e saj ne 15 shoqeri ku shumicen e aksioneve i ka Qeveria. Trajtimi i Pushtetit Lokal si nje lecke kepucesh eshte flagrant.

Qeveria si kryehajdute e certifikuar dhe si nje mekanizem super i korruptuar rremben ujesjellsat, qe ti kete ne nje dore dhe te grabise me kollaj gjithshka. Reforma teritoriale e vitit 2015 u varros perfundimisht dhe u shkel me kembe.

Pushteti lokal u zhvesh nga funksionet, u atrofizua dhe ne te kundert te decentralizimit ju rrembyen edhe ato kompetenca, qe kishte. Kur nuk administron dot as ujin e pijshem ç’dreq Pushtet Lokal eshte ky? Ky Pushtet Lokal eshte thjesht nje shperndares banal rrogash per militantet e punesuar per ti leshuar rrugeve kur ka fushata zgjedhore.

Pushtet Lokal, qe shton mijra punesime, shume me shume se para reformes se vitit 2015 kur ishin 19 625 te punesuar dhe sot qe jane gati dyfishi rreth 35 mije dhe nuk administron dot ad ujesjellsat e Bashkive te tyre. Pas kaq vitesh ne pushtet deshtimi total i Rames dhe rilindjes, ato sot centralizojne ne menyre idiote edhe ujesjellsat duke i vene vulen hajduterise ne çdo nivel.

Çdo vend normal shkon drejt decentralizimit si nje proces pa kthim dhe ne te mire dhe sa me afer qytetareve, ndersa ne pushtetin e Rames ndodh e kunderta. Qeveria e Rames, qe ka cuar Shqiperine ne vendin e dyte ne bote per korrupsionin, ben pre te oreksit te saj te pangopur edhe ujesjellsat.

Perfundimisht Shqiperia nuk ka pushtet lokal. Keta Kryetare Bashkie rilindas ne 60 bashki, qe nuk reagojne kur i poshterojne ne kete fare feje, jane thjesht ca lengaraqë politike  te perdhunuar nga Rama per nje cope karrige.

Zjarr Tv Ad