Godina e SPAK-ut është rrethuar sot në shenjë revolte si asnjëherë me pankarta, në të cilat janë shfaqur të gjitha kallëzimet që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Adriana Kalaja, Edmond Budina, Mehdi Malkaj dhe shumë aktivistë të tjerë kanë kënduar bashkë me mbështetës të tjerë përpara SPAK-ut, para se të jepnin mesazhet e tyre të forta se pse nuk jepej një vendim për shembjen kriminale të godinës së Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së saj, aktivistja Adriana Kalaja u zotua se qytetarët nuk do të lejojnë që Erion Veliaj të rikandidojë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2023, pasi sipas saj ai duhet të vuajë dënimin me burg.
“Dalin për të mbrojtur veprat penale. Këtë burra e gra që janë këtu kanë 5 vjet që nuk nënshtrohen, pse mendosi9 se këta miq e mikesha të mija nuk kanë pasur oferta dhe kërcënime. I kemi kaluar të gjitha që nga ofertata dhe presionet por ne kemi zgjedhur ti shërbejmë Tiranës. SPAK është bashkëpunëtor me mafian në pushtet. Ky zotëria që drejton SPAK pritet ambasadoren në takime të fshehta dhe nuk pranon takim me në dhe nhuk na kthen përgjigje me fazën ku ndodhen hetimet. Më e shumta që do të infektohet zoti Kraja është sëmundja e shërbimit ndaj të drejtës.
Ne kemi qenë një hap para pushtetit. Ne i kërkojmë takim nga një grup aktorësh, i kërkojmë një informacion për fazën procedurale ku ndodhën hetimet. I kemi kërkuar vendosjen e sekuestros preventime teatrit që mbetet një skenë krimi. Këta nuk e dëgjojnë Veliajn që thotë unë do nis ndërtimet, e dëgjojnë por janë nën presionit e Ramës dhe Veliajt. I garantoj Erion Veliajt se nuk do e lejojmë që të kandoidojë për një mandat të tretë, sa të vij momenti që të kandidojë ai do jetë pas hekurave”, tha Adriana Kalaja.
Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbështetet edhe nga Partia Demokratike që ditën e dytë të aksionit opozitar e ka zhvendosur drejt Tiranës.