Bogdani: Primare për zgjedhjet lokale dhe lista të hapura për pushtetin qendror

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gert Bogdani nga PD u shpreh se Primaret janë një mekanizëm për garën e pushtetit lokal.

Gjatë intervistës në Ora News, Bogdani tha se duhen lista të hapura për garën e pushtetit qendror dhe të jetë si alternative me program për rregullimin e jetës së qytetarëve.

Shqipëria nuk e ka nivelin e demokracisë amerikane. Rrezikohet që mund të hapet një derë për ndikim të jashtëm. Primaret janë një mekanizëm për garën e pushtetit lokal. Duhen edhe lista të hapura për pushtetin qendror. Unë besoj se për një parti në opozitë duhen lista të hapura.

Votuesit votojnë alternativën dhe të votojnë nëse ke një program që ua rregullon jetën atyre. Një forcë në opozitë ka 36 kuaj beteje në Tiranë dhe mund të dalë dikush i pari me vota. Listat e hapura janë shumë të rëndësishme. Primaret janë një sens i këtyre listave për zgjedhjet lokale”, u shrpeh Bogdani.

Zjarr Tv Ad