Rrezikohet procesi i integrimit, Tabaku: A do tërhiqeni nga Amnistia fiskale dhe “pasaportat e arta”?

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, sot gjateëmbajtjes së këtij komisioni iu kujtoi edhe një herë minsitres së Shtetit dhe përfaqësuesve të ministrive të Drejtësisë, Brendshme dhe INSTAT, përgjegjësitë që lindin në përmbushje të detyrimeve në procesin e integrimit.

Duke iu cituar progres raportin, Tabaku iu kujtoi qëndrimin e BE, në lidhje me pasaportat e arta dhe aministrine fiskale, dy nisma për të cilat BE është totalisht kundër.

“Sa i përket informacionit për datat e screening, ne nuk kemi asnjë informacion si Kuvend. Dhe do të kisha dëshirë që ne të merrnin raporte periodike, duke pasur parasysh edhe ndarjen që kanë deputetët e këtij komisioni dhe background-in që kanë.

Në progres raport ngrihen disa çështje.

Meqenëse së shpejti znj.Pirdeni do të jetë së bashku më zv.ministrat e tjerë, për të raportuar për procesin e screening. Çfarë qëndrimi do të mbani znj.Pirdeni për Ligjin e Amnistisë Fiskale?

Raporti thotë se “Miratimi i amnistisë tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë si dhe luftën kundër pastrimit te parave”.

Çfarë qëndrimi do të mbani znj.Pirdeni  për sa i përket skemës së nënshtetësisë, pasaportave të arta?

Dua t’ju kujtoj se progres raporti thotë “Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve pasi do të përbënte rreziqe për sa i përket sigurisë, pastrimit  të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me AKI të BE”.

Çështja e korrupsionit, përsëri përgjegjësi e znj.Pirdeni dhe Ministrisë së Drejtësisë. Raporti nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në fushat e jetës publike dhe biznesit. Efikasiteti mbetet për tu parë, sa i takon drejtorisë së re anikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Rritja e numrit të dënimeve të zyrtarëve  të lartë, mbetet ende për tu parë.

Duhet të ketë veçanërisht kujdes vitin e ardhshëm, SPAK duhet të rrisë buxhetin, burimet, etj. Të njëjtat rekomandime jepen edhe për çështjen e pronës, të cilat unë personalisht e kam ndjekur në vite, procesi i kompensimit të pronës ka ndaluar.

Zjarr Tv Ad