Rrëzohet kandidatura e Vitore Tushës për kryetare të KLSH

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot kandidaturën e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Tusha ishte përzgjedhur si kandidate për kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit nga presidenti Ilir Meta.

Vendimi i Metës u mor pas shqyrtimit të 34 kandidatëve, që u futën në garë për detyrën në të cilën Bujar Leskaj do të qëndrojë deri në dhjetor.

Në njoftimin e Presidencës thuhej se pas një procesi transparent dhe objektiv, u arrit në konkluzionin se Tusha plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore, për të qenë kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni kushtetues mirëpo, Komisioni i Ekonomisë e ka hedhur poshtë.

Zjarr Tv Ad