Rrëzuan rezolutën për gjenocidin serb, Rama e Balla vijojnë fyerjen

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi rrëzuan rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicës, mazhoranca e Edi Ramës vazhdon fyerjen për viktimat.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se tani kanë vendosur ta miratojnë rezolutën.

Ky veprim, që vijon vazhdën e fyerjeve ndaj viktimave, vjen pasi pati një shpërthim zemërimi ndaj Edi Ramës.

Por teksa politikanët në Bosnje thanë se rezoluta u rrëzua për shkak të lidhjeve të Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar vazhdon të jetë avokati më i madh i Serbisë dhe Vuçiç në rajon.

Ndërsa nuk ka reflektuar aspak në këtë drejtim, duke vazhduar aferën me Vuçiç, Rama u ka kërkuar të vetëve që të miratojnë tani një rezolutë sa për sy e faqe.

“Do ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnje-Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi. Në datë 7 korrik, Kuvendi i Shqipërisë në një pjesë të seancës të ketë një moment të posaçëm për kujtimin e viktimave në gjenocidin e Srebrenicës. Kuvendi i Shqipërisë merr dhe qëndrimin përkatës për këtë çështje”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad