Berisha merr pjesë në forumin “Global te IX” në Baku: Është një mundësi për të paraqitur qëndrimet e PD për zhvillimet në vend dhe rajon

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në Baku, Azerbajxhan ku po merr pjesë në punimet e forumit Global te IX.

Në një postim në rrjete sociale Berisha shprehet se ky forum është një mundësi e veçantë për të paraqitur qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë.

“Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’

Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetra Presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.

Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe”, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad