Rritet për 246% importi i vajit të palmës në Kosovë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka propozuar të nisen hetime për importin e vajit të palmës në Kosovë, pasi në tre vjetët e fundit, importi i këtij produkti ka shënuar rritje të madhe.

Vëllimi i importit në kilogramë, nga viti 2015 deri në vitin 2018, është rritur për 246 për qind, thuhet në një dokument të MTI-së.

“Një trend i tillë i importit të këtij produkti është mjaft shqetësues për vendin, pasi që duke i krahasuar importuesit specifikë të këtij produkti, vërehet se pjesa më e madhe e tyre janë përpunues të qumështit. Edhe shifrat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, flasin për një rënie drastike të bagëtive për ekonomitë familjare në pjesët rurale të vendit”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Zyrtarë të kësaj ministrie, nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me këtë kërkesë për hetimin e importit të vajit të palmës.

Ky hetim i brendshëm ka përfunduar në fund të korrikut, pas kërkesës së Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit dhe Fermerëve të Qumështit të Kosovës. Dokumenti thotë se pas rritjes së importit të vajit të palmës, prodhimtaria vendore e qumështit ka pasur rënie për 30 për qind.

Zjarr Tv Ad