Rritja e çmimeve të naftës dhe ushqimeve/ Deputetja e PL: Kjo qeveri po u mbyll çdo mundësi qytetarëve të thjeshtë, taksapaguesve të rregullt dhe të rinjve. U hap derën parave të pista

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon qeverinë e kryeministrit Edi Rama se nuk po merr asnjë masë për të ndihmuar qytetarët në nevojë, të cilët po përballen me një rritje të çmimeve të ushqimeve dhe naftës, të papërballueshme për ta.

“Ndërsa çmimet e naftës dhe ushqimeve vijojnë të rriten , qeveria nuk merr asnjë masë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërkohë nga ana tjetër koncensionet korruptive dhe pagesat e inceneratorëve nuk ndërpriten. Rritja e çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij fsheh dramën e largimit të fermerëve të vegjël”, shkruan Xhixho në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, të gjendur përballë rritjes së çmimeve të lëndëve ushqyese, pa asnjë ndihmë nga shteti, atyre nuk u mbetet rrugë tjetër veç emigrimit. Ndërsa akuzon qeverinë se po u hap derën parave të pista.

“Ikja e krahut të punës dhe të rinjve do të vërë në rrezik skemën e pensioneve, duke e “plakur” para kohe Shqipërinë, një nga vendet me popullsinë më të re në Europë. Kjo qeveri po u mbyll çdo mundësi qytetarëve të thjeshtë, taksapaguesve të rregullt dhe të rinjve që duan të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre, me djersën e tyre.
Sot shqiptarët e ndershëm e gjejnë veten si në kurth në vendin e tyre dhe shohin largimin si të vetmen zgjidhje.

Ndërsa qeveria u hap derën parave të pista, përmes ligjeve të posaçme, taksat e qytetarëve shkojnë për rrugë 20 milionë lekë/kilometri, pasuritë publike u dorëzohen klientëve të kryeministrit dhe mafiozët e inceneratorëve shijojnë paratëe qytetarëve më të varfër në Europë.

📌Ndërkohë, në Shqipëri sot nafta kushton më shumë se në Gjermani apo Singapor.
➡️Jemi në vendin e 14 në botë për çmimin e naftës, sepse e vendos Bordi i Zhvatjes dhe jo tregjet ndërkombëtare se sa do ta paguajnë shqiptarët litrin. Kjo qeveri po e kthen Shqipërinë në një vend të pajetueshëm, duke nxitur “eksportin” e të rinjve dhe krahut të punës dhe duke importuar para të pista dhe kriminalitet”.

Zjarr Tv Ad