Rrogat e AKSHI dhe ministrave si një pasqyrë e korrupsionit në vend

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri 

Një ministër i qeverisë shqiptare paguhet 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra neto.

Një specialist i rëndomtë që lidh kabllot e kompjuterave te AKSHI, që heq e vë prizat aty, do të paguhet 3 mijë e 500 euro në muaj.

Një ministër dhe familjarët e tij kanë kufizime ligjore për të kryer aktivitete private fitimprurëse. Nuk mund të kenë biznes, nuk mund të kenë kontrata me shtetin etj etj. Pra familja e ministrit duhet të jetojë me 1.2 milionë lekë të vjetra.

Praktikisht Shqipëria ka ndërtuar një sistem pagash që ligjërisht e çon ministrin, deputetin dhe funksionarin e lartë në 40 për qindëshin e fundit të shkallarës së të ardhurave.

Sistemi i rrogave është përmbysur deri në pikën që do të shkaterrojë shtetin në themel. Dhe ky është një problem i madh, që të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin.

A mund të jetojë një ministër me 1.2 milionë leke të vjetra? Nuk i dalin as për sapun, parfum dhe shampo. Në fakt do t’i duhet të kursejë dhe tek këto sepse nuk mjafton rroga. Do na shkojnë ministrat të palarë në zyra dhe nëpër takime.

Zjarr Tv Ad