Lejuan ndërtimin e pallatit 9 katësh në zonën e Farkës, përjashtohen nga detyra tre punonjësit e policisë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre punonjësit e policisë të cilët u kapën në shkelje se kishin lejuar ndërtimin e një pallati në zonën e Farkës ditën e sotme janë përjashtruar nga detyra.

Sipas “Ora news”, bëhet fjalë për shefin e komisariatit Nr.1 Bujar Mehmetin, shefi i postës së policisë, Flamur Sula dhe inspektori i krimeve Alban Raman, që sipas AMP nuk kanë marrë masa për bllokimin e këtij pallati pa leje, i cili ishte në pronësi të biznesmenit Lulzim Morina.

Kujtojmë se më 8 shtatot të këtij viti me vendim të qeverisë u konfiskua pallati i ndërtuar pa leje në Tiranë. Ky sekustrim erdhi pas vendimit të qeverisë që parashikon sekuestrimin dhe përdorimin e kateve dhe shtesave pa leje për interes publik.

Pallati 9-katësh që ndodhet në Farkë, një zonë tepër e lakmuar në kryeqytet, është ndërtuar i gjithi pa leje, përkatësisht dy kate nën tokë dhe shtatë kate mbi tokë.

Zjarr Tv Ad