Rruga e Arbrit ka vite e papërfunduar, por ministrja e Infrastrukturës habit me deklaratën e saj në Kuvend: Ka ndryshuar jetën e qytetarëve, ka lulëzuar…

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në përgjigje të interpelancës me deputetin e PD, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë të habitshme kur tha se Rruga e Arbrit, e cila nuk ka përfunduar akoma dhe ka vite që zvarritet, “i ndryshoi jetën qytetarëve të Dibrës”.

“U tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe nëse kjo rrugë është kaq e rëndësishme unë nuk e kuptoj përse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkëpartiakët e tij ta bënin këtë rrugë.

Kjo rrugë kaq e rëndësishme filloi vetëm kur qeveria analizoi studimet mbi ata që ishin bërë. Tani flet për vende punë, ndërkohë që përfaqëson Dibrën.

Unë kohet e fundit jetën politike e zhvilloj në qarkun e Dibrës, dhe ajo që shoh dhe marr nga njerëzit janë se këto punë të bëra në Rrugën e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve. Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh.

Tani zotëria e di që kur vinte në fushatë, vinte dhe kthehej brenda ditës. Sot bujqësia në atë zonë ka lulëzuar edhe për shkak të infrastrukturës, flet për ëndrra dhe thotë Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Jo asgjë nuk mbeti ëndërr në qeverinë Rama. Ëndrrat i keni ju ne kemi detyrë t’jua bëjmë ëndrrat realitet sepse ju konsiderojmë si qytetarë të republikës së Shqipërisë”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad