“Farat janë shtrenjtuar për shkak të TVSH-së”, – Braçe me tone kritike ndaj qeverisë: Kostot e prodhimit për fermerët janë rritur, sa ndihmë po u japim

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në lidhje me situatën e bujqësisë në vend.

Gjatë një interpelance të thirrur prej tij në Kuvend, me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, Braçe evidentoi rritjen e kostove të prodhimit nga fermerët dhe kërkoi nga qeveria të publikojë ndihmën e dhënë për bujqit në këtë situatë.

“Kostot e prodhimit, qiraja e tokës është shtrenjtuar. Çmimi i naftës me ndikim mbi tarifat e shërbimeve, nga plugimi te korja dhe vaditja, është rritur, plehrat kimike janë rritur gjithashtu.

Plasmas, hekur, tuba, sisteme vaditje të gjitha të shtrenjtuara. Fara, fidanë rritur të gjitha edhe për shkak të regjimit të ri të TVSH-së 10% që ne kemi vendosur. Bujku ynë ka një disavandazh tjetër të kostove të lëndëve të para.

Bujku ynë prodhon vadit, vjelë e korrë me paratë e veta me pratë e një viti më parë nëse ka qenë i sukseshëm, apo nga lekët që mund t’i japin fëmijët nga emigracioni.

Bankat nuk financojnë prodhimin, por objekte. Prodhimin nuk e financon kurrëkush përveç buxheteve familjare.

Do të doja të dëgjioja ku jemi me pagesat. Është koha e një bilanci ku jemi me pagesat dhe sa ndihmë po i japim këtyre prodhuesve. Çmimet e prodhimit kanë mbetur në vend, por edhe më të ulëta se një vit më parë”, tha Braçe.

Zjarr Tv Ad