Kushtrim i aktorit Mehdi Malkajt: Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr! Shqiptar, mos rri, po duku, shqiptar!

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kushtrim buçitës i artistit të mirënjohur Mehdi Malkaj është publikuar sot dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, për zgjim të ndërgjegjes popullore për të protestuar ndaj keqqeverisjes, krizës ekonomike, dhunës, shtypjes, frikës nga ky pushtet.

Edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka publikuar në faqen e tij në Fb, videon e shkëputur nga revolta për Teatrin, ku Malkaj i drejtohet me një fjalë të urtë popullore, Kryeministrit Edi Rama.

“Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke! Kur të shkosh matanë, veç dy metra dhe! –  Kaq do të marrë dhe ky ‘i gjati”, por këtij “të gjatit”, do t’ia bëjnë shumë të thellë, varrin. Shumë të thellë! Unë jam që këtu të vijnë, ata që duan Shqipërinë. Nuk dua të më vijnë ata të llojit të Taulant Ballës, që në mes të parlamentit thotë “dua më shumë partinë sesa Shqipërinë” dhe ai parlament vazhdon të jetë akoma! Ka faqe më të zezë sesa kjo?!

Po ky është turp, mor, turp, turp!

Ç’janë këta shqiptarë që nuk ndihen fare?! Hajdeni o njerëz, hajdeni! Po pse, historia e vendit fillon gjithmonë me një kryeministër? Me mua fillon historia?! Ç’është kjo, mor vëlla?! Po ç’është ky turp i madh, mor?! Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr Shqiptar, mos rri, po duku, shqiptar! Të ka bërë perëndia luftëtar! E si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar!”

Zjarr Tv Ad