Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, që po mbahet përballë Kryesisë së Kuvendit, u shpreh se ky rrugëtim nuk është vetëm për fatet e PD dhe opozitës, por për fatin e Shqipërisë.
“Për fatet e këtij vendi qenka e shkruar që të vendosim ne demokratët, qenka shkruar që dhjetori të shkruhet si muaji i mbarësive të historisë. Nuk është rastësi që në dhjetorin e vitit 90, kështu e nisën studentët, pastaj u bënë një uragan dhe përmbysën një regjim që mendohej se ishte i pathyeshëm.
Pas 33 vitesh nuk e mendon njeri se historia do përsëritej, por ja pra, binjtë etërve, mund të ndërrojnë lëkurë, por zakonin nuk e harrojnë.
Ky rrugëtim nuk është thjeshtë për fatet e PD, po jemi mbledhur sot për fatin e Shqipërisë, pasi kemi një regjim më të egër se ai i diktaturës komuniste.
Sot kemi një narkoregjim. Bëmë gjithçka në këtë periudhë për të mbrojtur ligjshmërinë. Por në institucionet ku ne luftuam askush nuk na e dha mundësine, sepse regjimi mbyti çdo hapësirë.
Kjo që po bën ndaj liderët tonë, është vetëm për të mbyll zërin që të vërtetat të mos thuhen. Ato i nxjerr Berisha dhe asnjë tjetër. I mësuar me hetimet e bravës, ,Rama është në tmerr dhe panik pasi edhe drejtësinë e re që ne votuam, e ka kthyer në drejtësi politike.
McGonigal ishte lobim me pagesë për ta shpallur Sali Berishën “non grata”. Kjo godinë këtu është godinë krimi” tha ndër të tjera Noka.