Ruçi: Perëndimi po ushqen steriotipe të rrezikshme ndaj Ballkanit Perëndirmor

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk po përballen vetëm me rreziqet kibernetike.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Sigurinë e Mbrojtjes, Ruçi tha se Bashkimi Europian dhe qytetërimi perëndimor po ushqen disa steriotipe të rrezikshme ndaj Evropës Juglindore dhe sidomos Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se përballimi i këtyre steriotipeve është një sfidë më vete për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Gramoz Ruçi: “Kërcënimet transnacionale, terrorizmi, armët e shkatërrimit në masë, trafikimi, krimi organizuar dhe rreziqet e tij bashkëjetojnë në rajonin e tonë si me demonët e trashëguar qoftë edhe ato që rikrijojmë periodikisht vetë ne. Për arsye që i dimë të gjithë rajoni duke qenë njësoj i rrezikuar ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik. Kapacitet më të kushtëzuara vetëmbrojtëse kushtëzohen nga standardet më të ulta teknologjike dhe informatike të të gjithë vendeve të rajonit tonë.

Por do të ishte gjysma e së keqes nëse aftësitë tona më të pakta mbrojtëse ndaj rreziqeve kibernetike të lidheshin vetëm me teknologjinë dhe potencialet e kufizuara financiare.

E them këtë sepse po konstatojmë se pjesa tjetër e kontinentit dhe qytetërimi perëndimor ka krijuar ose ushqen disa steriotipe të rrezikshme ndaj Evropës Juglindore dhe sidomos më shumë për Ballkanin Perëndimor. Përballimi i tyre është një sfidë më vete për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Perceptimi për Ballkanin Perëndimor po merr një negativizëm që tenton të shndërrohet në qëndrime diskriminuese ndaj popujve që kanë kontribut për spikatur për qytetërimin evropian dhe rrethanat historike i kanë lënë prapa pjesës tjetër të kontinentit.

Kreu i Kuvendit shtoi se vendet e BE nuk duhet të shpikin projekte artificiale por të ndërgjegjësohen se vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Ruçi theksoi se nuk duhet të ketë dy standarte për sigurinë mes vende të BE dhe atyre jashtë saj.

Gramoz Ruçi: “Ballkani Perëndimor nuk është një rajon fqinj i Evropës, por është pjesë integrale e saj. Pjesa tjetër e kontinentit por sidomos ato të vendeve të Bashkimit Europian po mbajnë qëndrime skeptike, përjashtuese, duhet të kuptojnë se tendenca e pandryshueshme e historisë është afrimi i kufijve politikë dhe kulturorë të Evropës me kufijtë natyrore të saj.

Përkundër kësaj tendence nuk ka nevojë të shpikim projekte artificiale dhe as të joshim vendet tona aspiruese për familjen evropiane me të ashtuquajturat përfitme prej modernizimit të procesit të integrimit. Duhet të ndërgjegjësohen se vendi i Ballkanit Perëndimor është vetëm një Bashkimi Europian. Në shtëpinë e përbashkët që është Bashkimi Europian duhet të ketë vend për të gjithë europianët pa përjashtim.

Nuk duhet të kemi dy standarte për sigurinë, përkundrazi perskeptiva për Bashkimin Europian duhet të jetë e njëjtë me konceptin e sigurisë për vendet jashtë BE.”

Zjarr Tv Ad