Rudina Hajdari e paqëndrueshme, ndryshon mendim brenda 5 ditësh për presidentin Meta

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshe nga sa deklaroi 5 ditë më parë, se kërkonte kohë për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, grupi i kryesuar nga Rudina Hajdari ka bërë propozimet për të qenë pjesë e këtij Komisioni.

Dy propozimet e Hajdarit për komisionin me 9 vende janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilëve do tiu bashkohen dhe dy deputetë nga radhët e të pavarurve të dalë nga listat e LSI-së. Më herët gjatë paradites së sotme edhe PS ka dhënë pesë emrat e saj për këtë komision që janë:

Ulsi Manja kryetar komisioni dhe anëtarët: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni.

Çfarë deklaronte Rudina Hajdari vetëm 5 ditë më parë:

“Unë propozova shtyrjen e komisionit hetimor meqë nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese. Nuk është koha e duhur. Nga ana proceduriale nuk e ndaloj dot sepse është kërkesë e 55 deputetëve të maxhorancës por ne nuk kemi pse të nxitohemi. Nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet në një moment më normal”.

Na duhet të presim seancën e sotme të orës 17:00 për të kuptuar më mirë se çfarë e shtyu Hajdarin të ndryshonte qendrim për më pak se 5 ditë.

 

Zjarr Tv Ad