Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rudina Hajdari, ish-deputetja që është ribashkuar me Partinë Demokratike ka pranuar se ka zhvilluar takime me Agron Nezën, i cili në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, identifikohet si Personi A. E ftuar në Report TV, ajo tha se me Nezën nuk ka bërë asnjë lloj biznesi. Hajdari tha se bashkë kanë biseduar veç për kujtimet që Neza ka pasur me babain e saj, të ndjerin Azem Hajdari.

“Rama me skandalin Mc Gonigal duhet të mbajë përgjegjësi. Gazetat më prestigjoze të botës kanë dhënë mjaftueshëm informacione për të hapur një çështje hetimi këtu.  Rama ka gjetur një gjë të parregullt te Basha, një pagesë të parregullt që nuk ka treguar burimin dhe këtë e ka përdorur për të shantazhuar Bashën, kjo është skema. Basha  ia dhuroi Ramës të gjitha pushtetet dhe nuk erdhi si dëshirë, por si shantazh.  Nuk e kam takuar kurrë McGonigal dhe s’kam pasur punë me Nezën përveç se për të diskutuar për kujtimet që ai kishte me babain tim.” , tha Hajdari.

Zjarr Tv Ad