“Takimi ishte i ngrohtë dhe … / Paloka ironizon Ambasadën amerikane

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD-së, Edi Paloka ka bërë një krahasim të fotove të postuara në faqen zyrtare të ambasadës amerikane së fundmi me një fragment të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Ai ironizon marrëdhënien e ambasadës me qeverinë duke thënë se është njësoj si ftohja e marrëdhënieve ne Kinën në atë kohë.

Ai shkruan, se tashmë takimet e delegacioneve kanë ndryshuar, dikur i buzëqeshnin njëri-tjetrit ndërsa tani në fotot e fundit të ambasadës është kujdesur që mos të ketë asnjë buzëqeshje.

“Nuk e di se si, po këto fotot e postuara në faqen e ambasadës së fundmi, më kujtuan një fragment të Kadaresë ku përshkruan ftohjen e mardhënieve me Kinën në atë kohë.

Tregon se si ndryshuan njoftimet zyrtare mbas takimeve të delegacioneve dy paleshe që kaluan nga ; “ Takimi ishte i ngrohtë dhe miqësor” në “Delegacionet i buzeqeshën njëri tjetrit”.

Në fakt tek fotot e fundit të ambasadës janë kujdesur që të mos ketë asnjë buzeqeshje amerikane …”, shkruan Paloka në rrjete sociale.

Zjarr Tv Ad