Rudina Hajdari ulet këmbëkryq me 20 veta në Elbasan, thyen rregullat e Covid-19

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari po vijon fushatën e saj në qytetin e Elbasanit.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku është ulur me rreth 20 vetë përqark, duke thyer kështu hapur rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Siç Hajdari shkruan në rrjetet sociale, ajo është ulur këmbëkryq me banorët e Elbasanit për të dëgjuar hallet e tyre.

Këmbëkryq me banorët e Qarkut të Elbasanit për ti dëgjuar e shpjeguar idetë tona mbi zgjidhjet e problemeve.

Problemi kryesor në fshatra mbeten ato të para 30 viteve. Ujë, rrugë, qendra shëndetsore.

Në 30 vite ka ndryshuar ajo që banorët e kanë patur vetë në dorë. Kanë rregulluar shtëpitë, orenditë, pajisjet.

Ama çfarë shteti ka patur në dorë ka ndryshuar pak ose aspak.

Ujë nuk ka, as për të pirë e as për vaditje.

Rrugët janë si mos më keq dhe përveç mjeteve janë mallkim edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë me këmbë sepse transport nuk ka.

Në qendrat shëndetësore, aty ku ka, nuk ka mjekë dhe nëse dikush sëmuret i duhen orë e fat për të gjetur mjet që të shkojë në Elbasan.

Kjo situatë nuk mund të ndryshojë nëse vazhdojmë votojmë të njëjtët njerëz të cilët i kemi parë e i kemi provuar e na kanë zhgënjyer.

Ka ardhur koha ta pushojmë nga puna këtë klasë politike të dështuar, e të zgjedhim njerëz të rinj, idealistë e punëtorë.

Koha të votojmë Nisma Thurje!

Kam shumë besim se kjo do të ndodhē!

Zjarr Tv Ad