“Rusia dhe Kina janë martesa të vjetra”, Rama flet dhe për strehimin e MEK: Hapëm dyert që të jenë të sigurt, jo të kryejnë aktivitet politik

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në Lituani, ku ndodhet për samitin e NATO.

Rama është pyetur në lidhje me muxhahedinët, i cili tha se Shqipëria i pranoi për t’u shpëtuar jetën dhe jo për të bërë aktivitetin e tyre politik në Shqipëri. Ai përmend dhe sulmin kibernetik nga Irani duke thënë se siguria kibernetike është një sfidë e rëndësishme tashmë.

“Shqipëria e ka në ADN dhe e ka treguar se ndihmon kur bëhet fjalë për jetë njerëzisht. E ka treguar ne hebrenjtë e më pas me Kosovën. Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran. Na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin dhe kjo ndodhi. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke thënë se ajo që ndodhi në veri është e rrezikshme dhe mund të eskalojë.

“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcenim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është pyetur se çfarë duhet të bëjë NATO për të ndalur depërtimin e inrastrukturës ballkanike nga Kina.

Rama u përgjigj: “Si Rusia dhe Kina janë martesa të vjetra që ne nuk duam ti kthehemi, nuk kemi pasur marrëdhënie prej kohësh nuk kemi vizita të ndërsjellat. Kina nuk është vendi ynë që kemi pasur investime, nuk i mirëpresim aq fort investimet”.

Po ashtu ai nuk ka kursyer fjalët e mira për partenerët strategjik të Shqipërisë BE dhe SHBA duke thënë se nëse s’do ishin ata “s’do kishin bërë as 90% e gjërave që janë bërë deri më tani”.

Zjarr Tv Ad