Rusia tërhoqi trupat, Britania dhe Ukraina skeptike: Kur të shohim që ushtarët janë larguar atëherë do i besojmë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia njoftoi pak më parë se ka tërhequr disa nga trupat në kufi me Ukrainën. Edhe pse ka ardhur kjo deklaratë Britania e Madhe dhe vetë Ukraina është skeptike dhe presin të shikojnë lëvizje të qarta.

Qeveria britanike tha se po pret të shohë shkallën e tërheqjes së raportuar ruse, teksa u shprehën se ka ende rrezik. Ndërsa ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Rusia duhet të të tërheqë të gjitha trupat.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë. “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë”.

Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Zjarr Tv Ad