Tërheqja e trupave nga kufiri me Ukrainën, reagimi i zyrtares ruse: 15 shkurt dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore, ata u turpëruan

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moska ka njoftuar se pak më parë se po tërheq disa trupa nga kufiri ukrainas. E teka po tërhiqen trupat ka ardhur edhe reagimi i parë nga ministria e Jashtme Ruse.

Zëdhënësja Maria Zakharova shkroi në Telegram: “15 shkurt 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.

Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar u thanë gazetarëve javën e kaluar se një pushtim rus mund të ndodhë këtë javë.

Rusia ka grumbulluar trupa pranë kufijve të Ukrainës për muaj të tërë, por argumentoi se mund t’i lëvizte forcat e saj të armatosura kudo që të donte në territorin e saj.

Zjarr Tv Ad