Sa i ndryshon njerëzit pushteti? Nard Ndoka: Është i rrezikshëm

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Nard Ndoka shprehet se pushteti është shumë i rrezikshëm, ndërsa solli dhe disa shembuj të politikanëve, të cilët në lupën e tij, janë transformuar nga pushteti.

“Padiskutim që pushteti i ndryshon të gjithë njerëzit. Ka një lloj ndryshimi të dukshëm. Një pjesë të tyre i tjetërson fare. Kjo është çështja e formimit dhe karakterit, dy elementët kryesor në tjetërsimin e një personi. Pushteti është i rrezikshëm, kjo është evidente. E kalojnë masën e autoritetit dhe e kthejnë disi në diktaturë.

Berisha u zgjodh president dhe kaloi në një lider që shfaqi autoritet me pasoja për vendin, demokracinë. Këto bashkë bënë që një lider që u krijuar në mënyrë artificiale, krijon kosto për vendin. Po ashtu dhe z. Nano, në dukje një lider liberal por u kthye në grotesk. Apo z. Basha një autoritet i marrë në mënyrë artificiale që për karrigen e tij rrënoi anëtarët e partisë së vetë. Dhe z. Rama që meriton një studim”, u shpreh Ndoka.

Zjarr Tv Ad