“Sa kate ke marrë te Kulla, 2, 3 apo 4?”, Bardhi replikon me Bashën pasi e akuzoi se po përdor Kuvendin për interesa personale

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar për Reformën Zgjedhore, ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat lidhur me zhvillimet në PD dhe nismat që ka dorëzuar në Kuvend.

Duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve për Berishën dhe Bardhin, Basha tha se PD e ka të qartë platformën dhe se asnjë interes personal nuk duhet të vendosë mbi agjendën e opozitës.

“Nuk bën PD llogari kungulleshkash si ata që bëjnë llogari personale. Prandaj kërkojmë lista të hapura që mos të ketë deputetë me 300 deputetë në Kuvend dhe ata me 4 mijë vota mbeten jashtë”- u shpreh Basha më herët.
Ndërsa Bardhi në reagimin e tij ka ironizuar kryedemokratin, duke e akuzuar sërish se ka marrë përfitime personale për të mbajtur këtë qëndrim ndaj aksionit opozitar.

Pas akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se Berisha dhe Bardhi po përdornin Kuvendin për interesa personale, vjen një reagim nga ky i fundit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi ironizon deklaratën e Bashës, ndërsa thekson se kjo është meme e gatshme.

REAGIMI I BARDHIT
Meme e gatshme! ????????????
Pyetje: Ka mbyll derën e katit të parë apo katit të dytë të Kullës?! ????
Përgjigje: Lojë kungulleshkash/ Sa kate? 2. Jo; Po sa? 3. Jo; Po sa? 4…????

Zjarr Tv Ad