Sali Berisha akuzon Ramën: Tha se do të hapte dosjen e financimit rus në 2018, mori peng Lulzim Bashën

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Edi Ramën se ka përdorur dosjen e financimeve ruse të PD për të marrë peng Lulzim Bashën, katër vite më parë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një foltoreje që zhvilloi online me shqiptarët në Itali.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama u zotua në vitin 2018 se do t’i shkonte në fund hetimeve për financimet ruse, por e përdori dosjen për të marrë peng kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në atë kohë, ky i fundit, Berisha dhe vetë PD mohuan financimet ruse.

“Edi Rama haptas para të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë botës, ka dhunuar votën e lirë të të gjithë shqiptarëve me të gjithë mekanizmat. Me patronazhistët si në kohën e diktaturës. Me përdorimin e të gjitha institucioneve shtetërore në funksion të partisë shtet në zgjedhje.

Me skuqjen e rrugëve nga bandat duke vrarë njerëz dhe duke shpërndarë miliona lekë për të blerë votat. Këto janë të faktuara.

E faktuar është se ai Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financimet siç ka thënë vetë në mars 2018, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do ti shkonte deri në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës”, u shpreh Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad