Sali Berisha feston sot ditlindjen, mesazhi i tij për 79-vjetorin e lindjes

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 79-të, shkruan newsbomb.al. Kjo ditë e gjen Berishën më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson.

Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale në ditën e lidnjes, ku shihet i veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të bardha, teksa falenderon bashkeshorten e tij dhe fëmijët që kanë sakrifikuar aq shumë për të.

“Sot 79 vjeç! Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim. #sb”, shkruan Berisha.

Sali Berisha ka lindur më 15 tetor 1944, Viçidol. Ai shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Po ashtu ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991–1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013. Aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/watch/?v=2599600310216448

Zjarr Tv Ad