Sali Berisha shkon në Tropojë, thirrje demokratëve: Më prisni nesër! Për një PD më të fortë

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha do ta zhvendosë “Foltoren” në vendlindjen e tij, në Tropojë. Ai u bën thirrje gjithë demokratëve që ta presin më datë 1 dhjetor, për një Parti Demokratike më të fortë dhe më të bashkuar.

“Neser diten e merkur me daten 1 dhjetor, ne ora 16:30 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Bajram Currit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj te gjithe demokratet dhe demokratët e Tropojes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.

Më datë 11 dhjetor ish-kryeministri do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë, për të shkarkuar kreun aktual Lulzim Basha. Ndërkohë, ky i fundit ka caktuar si datë zyrtare për Kuvendin, 18 dhjetorin,. Të dy palët quajnë ilegjitime datat e vendosura.

Zjarr Tv Ad