Sali Berisha: Shqipëria vendi më i pasur në tokë! Problemi janë qeveritarët hajdutë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një sërë akuzash ndaj mbështetësve të Luzlim Bashës por dhe qeverisë, gjatë një takimi me demokratët e Patosit.

Berisha akuzoi mbështetësin e Bashës, ish-kryebashkiakun Agron Kapllanaj si një person të korruptuar që ka fituar 32 milionë euro nga tenderat e qeverisë.

Më tej, Berisha u shpreh se Shqipëria është një nga vendet me pasuri natyrore më të mëdha, por që sipas tij, janë qeveritarët e korruptuar ata që vjedhin.

“I them unë Pallat Kapllanit, si i fitove 32 milion euro? Sa pagove? Ti na hiqesh si demokrat por je një kleptokrat. Ka mundësi të ketë marrë ndonjë pallat edhe te parku i katër hajdutëve. Nga ana e pasurive, vend më të pasur në tokë, nuk ka. Problemi janë qeveritarët hajdutë, që vjedhin pasuritë publike dhe i shndërrojnë në personale. Miqtë e mi, ky është një revolucion njëlloj si në ’91”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad