Sali Berisha zbulon bisedën me dhëndrin pas daljes së tij nga burgu

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se pas daljes nga burgu e ka takuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Sipas tij, ai ka qenë me moral të lartë, ndërsa thekson se burgosja e tij ishte politike.

Berisha thotë se dhëndri i tij është në betejë politike, ndërsa thekson se e ka tmerruar Edi Ramën nga burgu.

Pyetje: Malltezin e takuat apo jo, çfarë tha?

Berisha: E takova, ai ka qenë me moral të lartë si një i burgosur politik, i pamposhtura ka qëndruar çdo ditë. Ai ka bërë shkrime, ka reaguar është përgjigjur.

Pyetje: Çfarë tregoi për eksperiencën e burgut?

Berisha: Nuk fola për këtë, por ai ishte në beteje politike, ai po mbronte opozitë, opozitarizmin. Nuk kishte ç’të ndaja se isha në komunikime konstant. Ai ishte një i burgosur politik, ai e tmerroi nga burgu Edi Ramën.

Zjarr Tv Ad