Salianji nga Korça: PD mbështet çdo protestë të qytetarëve

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike zhvilloi sot një mbledhje me strukturat në qytetin e Korçës.

Ish deputeti i PD në këtë qark, Ervin Salianji ka deklaruar se opozita ka dalë në terren për të dëgjuar problematikat e bizneseve, fermerëve dhe fasonerive.

Sipas tij, qeveria nuk është në krye të detyrës dhe Korça ndodhet në varfëri totale.

Përsa i përket protestave, Salianji është shprehur se nuk ka asnjë vendim nga selia e PD-së dhe se kjo forcë politike mbështet çdo protestë të qytetarëve.

Zjarr Tv Ad