Samiti i BE, Strazimiri sarkastik: Vetëm për zyrtarë-trafikantë, deputetë të përgjuar, jo për qytetarët anti-mafia!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, nuk e ka kursyer sarkazmën ndaj Policisë së Shtetit dhe Qeverisë pas saj, që kanë planifikuar të ndalojnë protestën kombëtare të opozitës më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të organizohet Samiti i BE-së.

“Mafia nuk të fal tek zbatimi i ligjit”, shkroi me ironi Strazimiri në Fb, duke analizuar më pas pikërisht atë pretekst që nxori Policia për refuzimin e lejes për protestë, “sigurinë dhe perimetrin e sigurisë” për mbarëvajtjen e Samitit.

“ Zyrtarë- trafikantë kokaine, – rreshtoi deputeti, duke sjellë në vëmendje arrestimin e zyrtarit në Fier, –  deputetë që kanë bërë burg, deputetë të kapur në përgjime duke ndihmuar bandat, deputetë me fëmijët vrasës me pagesë, kryetarë bashkish me mbi 3 identitete, do të jenë brenda perimetrit të sigurisë!!! 

Policë – “skifterë” vilash, policë – trafikantë droge, policë – grabitës me dhunë do të ruajnë perimetrin e sigurisë!!!

Perimetrin e sigurisë e kërcënon vetëm  opozita dhe qytetarët në manifestimin anti-mafia!!! Opozita dhe qytetarët anti-mafia nuk duhet t’i afrohen takimit të Kryeministrave të BE-së dhe për këtë citojnë ligjin!!!- i mëshoi më fort fjalës, demokrati, për të përfunduar me një konkluzioni për këtë Qeveri:  “Mafia nuk nuk të fal tek zbatimi i ligjit! Kaq!”

Po sot, ndaj mosdhënies së lejes nga Policia për zhvillimin e protestës së opozitës në sheshin e përcaktuar prej, ka mbajtur qëndrim të prerë vetë Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili deklaroi prerë: “Ai refuzim është i paqenë. Ai tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që do të mbushë sheshin më datën 6 në orën 12.00.

Në këtë datë do vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e tyre. Në datën 6 do të vërshojnë të gjithë ata që shohin vlerat evropiane si më të çmuarat.”

Zjarr Tv Ad