Samiti i liderëve të NATO-s, Johnson: Paqja nuk duhet marrë e mirëqenë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Samiti i NATO-s në 70-vjetorin e aleancës ka nisur me tensione mes shteteve anëtare, por ende ka unitet për adresimin e sfidave të përbashkëta. Në hapjen e takimit të liderëve në Londër, kryeministri britanik thotë se paqja nuk duhet marrë e mirëqenë.

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s u takuan në Londër për ditën e dytë të samitit që përkon me 70-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake. Diskutimet mes 29 zyrtarëve më të lartë, mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, u fokusuan te kërcënimet terroriste dhe ato teknologjike, raportet me Rusinë dhe Kinën, roli Turqisë në aleancë, dhe planet e shpenzimeve.

Vendimet e tyre do formalizohen me një deklaratë të përbashkët.

“Historia na tregon se paqja nuk duhet marrë asnjëherë e mirëqenë. Edhe 70 vjet më pas, jemi të angazhuar ndaj NATO-s, kësaj mburoje gjigante të solidaritetit që tani mbron 29 shtete dhe afërsisht 1 miliardë njerëz,” deklaroi kryeministri britanik Boris Xhonson në hapje të samitit.

Takimi i fundvitit mbahet nën trysninë e deklaratave përçarëse nga vende si Franca, presidenti i së cilës ka kërkuar që reagimi i aleancës të përmirësohet. Fraza e përdorur nga Emanuel Makron se NATO ka pësuar momentalisht “vdekje cerebrale” u qortua një ditë më parë edhe gjatë takimit që ai pati me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Ndërkohë, shefi i organizatës, Jens Stoltenberg, është shprehur se vendet kanë unitet në adresimin e sfidave që po përballin ushtarakisht botën.

Zjarr Tv Ad