Sandër Lleshaj e ka quajtur OFL të suksesshëm/ Klodiana Lala: Duhet të skuqesh nga turpi para shqiptarëve…

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala, është përplasur me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kur po diskutohej lidhur me OFL.

Në emisionin “Opinion” gjatë debatit, Lala  është shprehur, ndryshe nga sa thotë Ministri, ku sipas të dhënave të gjykatës, kanë rezultuar vetëm 100 pasuri, të sekuestruara nga OFL.

Njëkohësisht që Ministri, e quan aksionin OFL të suksesshëm, Lala i është kthyer me fjalët: Duhet t’ju vijë turp që e thoni këtë.

Lala: Zoti minister, ju dhatë disa shifra për OFL-në, të cilat më kërcasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Më rezulton që nga Gjykata e Posaçme, janë sekuestruar vetëm 100 pasuri dhe në pjesën më të madhe të tyre, janë automjete dhe nuk kanë lidhje fare me shifrat tuaja.

A mund të më thoni pse mungojnë në listën e OFL-së, disa emra si vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. OFL, është edhe për ata që janë dënuar edhe për ata që janë nën hetim.

Lleshaj: Nuk merrem me emra. Si mund të merrem me ish-ministrin e Brendshëm unë?

Lala: Është selektive zoti ministër? Mund të jeni më i qartë?

Lleshaj: Pse fakti që nuk merrem me emra do të thoë që jam selektiv?

Lala: Na sqaroni pse mungon sepse OFL-së i përfundon afati në 31 dhjetor.

Lleshaj: OFL ka një kategori subjektesh qartësisht të përcaktuara nga ligji. Janë persona të dënuar për 31 nene të kodit penal.

Lala: Edhe nën hetim zoti minister, sepse ju përmenda raste konkrete dhe mund ta hapim ligjin që ta konsultojmë.

Lleshaj: Janë vepra penale të caktuara. Ti mendon se unë do të shkoj të interesohem se çfarë bën policia, për ish-ministrin e Brendshëm?

Lala: Po atëherë mos hajdeni fare në studio, nëse nuk keni për të thënë edhe mbaroi.  OFL nisi si një aksion i madh i trumbetuar nga ju dhe nga kryeministri…

Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë!

Lala: Duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.

Lleshaj: Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?

Zjarr Tv Ad