Reforma në Drejtësi po jep frytet e para, dhe së shpejti do prezantohet paketa antikrim. Në një konferencë ku merrte pjesë edhe prokurori i anti-mafias italiane, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka thënë se janë marrë masat për rritjen e sigurisë në burgje. Po kështu, ajo u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësiminn dhe se janë bërë hapa para.
“Masa për rritjen e sigurisë ne burgje. De Raho sjell ne vendin tone eksperiencën italiane, dhe lufta kundër krimit mbetet prioritet absolut. Paketa antikrim do prezantohet shume shpejt. Reforma ne Drejtësi po jep frytet e para, dhe jemi ne faze vendimtare për te ardhmen europiane.
Vendi ynë ka ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin. Ky do jetë një proces i gjatë, por ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm. Hapja e negociatave do të sjellë një mirëqenie më të madhe”, tha Gjonaj.