Seanca e radhës për ish-komandatët e UÇK-së pritet të mbahet në datën 24 Mars

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca e radhës gjyqsore për ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet në 24 mars.

Lajmin e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Konferenca pritet që të mbahet në orën 11:00 në platformën online. Në seancë pritet të diskutohet ecura e çështjeve të ngritura si dhe mbrojtja e avokëtëve të ish-Krerëve të UÇK-së.

Njoftimi:

Të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Zjarr Tv Ad