Seanca në Kuvendin e Shqipërisë/ Ja kur do të nisë ceremonia për betimin e presidentit të zgjedhur Bajram Begaj

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të betohet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë detyrën për drejtimin e shtetit duke pasuar në këtë post Ilir Metën.

 Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele.

Kjo seancë do të ketë në rend dite vetëm këtë ceremoni.

“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet” thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës.

Zjarr Tv Ad