Trajneri i ri i PSG-së me dorë të hekurt, nuk toleron telefonat dhe vonesat në stërvitje

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka vetëm pak ditë që është zyrtarizuar në krye të PSG-së por Christophe Galtier ka vendosur të veproj me dorë të hekurt tek skuadra e re.

Ai do të duhet të ketë një skuadër kompetitive sidomos në kompeticionet europiane. Aty ku edhe pse kanë shpenzuar shum para francezët nuk kanë arritur të fitojnë trofe. Galtier kërkon një skuadër të disiplinuar dhe për këtë i ka bërë të qarta rregullat e reja për skuadrën.

Trajneri ka ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e telefonave gjatë kohës që futbollistët do të konsumojnë ushqimin.

Gjithashtu cdo futbollist që do të paraqitet me vonesë në stërvitje nuk do të lejohet të stërvitet. Francezi i ka vendosur këto rregulla në mënyrë që futbollistët të jenë sa më të fokusuar tek fusha e lojës.

Zjarr Tv Ad