Sejamini debaton me Bejkon: Po shkelni çdo rregull për të bërë Bashën kryetar!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini ka debatuar me Roland Bejkon, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike (të vulës), lidhur me zgjedhjet për kryetarin që pritet të mbahen në 29 korrik.

Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ajo që pretendon të jetë kryesia e PD, po zbaton në mënyrë teatrale të gjithë porositë e Lulzim Bashës, në mënyrë që ky i fundit të kthehet në drejtimin e kësaj partie edhe pse ka humbur gjashtë herë rresht. Sipas analistit, qëllimi i Bashës është të mbajë vulën për t’u zgjedhur deputet.

Pjesë nga debati:

Neritan Sejamini: Çdo gjë që po bëni ju, është akoma më e keqe se akuzat që i bëni Berishës. Ju, gjithçka që bëni, është një teatralizëm i madh, ku burra politikanë, një vit e gjysmë, kanë luajtur një lojë, për të sjellë prapë Lulzim Bashën. Ju që e mbani veten për modern, amerikan, pro perëndimor, jeni tallur për një vit e gjysmë dhe sot, gjithcka e komandon Basha dhe po shkelni çdo lloj rregulli për të rikthyer Bashën.
Sekretari i Përgjithshëm thotë që duhet të mblidhni Këshillin Kombëtar. Ai është i vetmi autoritet legjitim, sepse ju të tjerët, ju po bëni një shfaqje banale dhe ofenduese për qytetarët. Produkti është që Basha do të zgjidhet kryetar dhe kjo parti do të ketë vetëm një qëllim, të bëhen Basha dhe Alibeaj deputetë. Ajo parti aq është, do të jetë një partiçkë e vogël. Po zgjidhni zotin Basha, që është i vetmi politikan në historinë e Shqipërisë që ka humbur gjashtë herë rresht. Ka bërë akte ekstreme si lënia e mandateve.

Roland Bejko: Në të gjithë studio televizive i thoshit digji mandatet, tani thoni pse i dogji.

Neritan Sejamini: Zotin Basha e ka përdorur zoti Berisha, e paskan përdorur edhe të gjithë analistët. Ky njeri bën ndonjë gjë vetë?

Roland Bejko: Unë nuk kam ardhur këtu për të bërë avokatin e Lulzim Bashës.

Neritan Sejamini: Nëse ti më sheh në sy dhe më thua mua se Basha nuk do të rikthehet, e lëmë bisedën fare. Po bëhet një kryesi për të bërë atë që do zoti Basha dhe ai do të zgjidhet. Ajo nuk është kryesi fare, nuk ka lidhje.

Zjarr Tv Ad