Sekretar i PD në kohë e lobimit rus, Arben Ristani: Nuk kam pasur dijeni për veprimet e Bashës, vetë s’kam hedhur asnjë firmë!

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD, ka thënë se nuk ka hedhur asnjë firmë për lobim me para ruse, pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili bëri me dije se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, në zgjedhjet e vitit 2017.

“Personalisht, meqë jam i involvuar pa të drejtë si Sekretari i Përgjithshëm jo vetëm nuk kam pasur dijeni për veprimet e kryetarit por as nuk kam firmosur asnjë dokument për ndonjë qindarkë qoftë brenda qoftë jashtë vendit. Sa i përket hetimit ka nisur për pastrim parash dhe ndonëse nisi mbi këtë bazë gjatë rrugës ndryshoi drejtim.

Në mënyrë normale akuza e falsifikimit nuk u pranua nga gjykata. Pushteti ishte i interesuar ta mbyllte. Dhe prokurorja në atë kohë ka qenë për vazhdim të hetimeve. Sot kuptojmë që është më vlerë që çështja të hetohet. Unë nuk kam asnjë dijeni se si mund të jenë përdorur”, u shpreh Ristani në një intervistë për Ora News.

Më tej, ai tha se Lulzim Basha gjatë kohës që ishte kryetar i PD ka përdorur para personale, jashtë procedurës që parashikon statuti i partisë. Ndaj sipas Ristanit, Basha duhet të hetohet sepse veprimet e tij kanë qenë individuale dhe në këtë rast partia ndahet nga kryetari.

“Në mënyrë personale ish kryetari i PD flitet se ka përdorur para personale dhe jo sipas procedurës që parashikon statuti i partisë. Statuti i PD vetëm Kryesisë i jep të drejtën për të kryer marrëveshje me të tretë. Për vendimet e lobimit nuk ka një marrëveshje të tillë.

Në këtë rast partia ndahet nga kryetari. Kur veprimet janë individuale është përgjegjësi individuale. PD është e përjashtuar nga çdo përgjegjësi. Mbetet për tu hetuar dhe do të ishte mirë në funksion të transparencës”, u shpreh më tej politikani Arben Ristani.

Zjarr Tv Ad